KUPTIMI I KONTABILITETIT

ÇKA ËSHTË KONTABILITETI ?

Kontabiliteti është art i organizimit, mirëmbajtjes, regjistrimit, dhe analizimit të aktiviteteve financiare. Kontabiliteti në përgjithësi është i njohur si “gjuhë e biznesit”. Kontabilisti i përkthen informatat e tij të kontabilitetit në terma të kuptueshëm dhe të përdorshëm për palët e interesuara. Çdo organizatë – fitimprurëse, jofitimprurëse, bamirëse, fetare, qeveritare – kërkon shërbime të kontabilistit në mirëmbajtjen e informacioneve të kontabilitetit.

Kontabiliteti është formë e mbajtjes së evidencës dhe shfrytëzimit të saj nga personeli udhëheqës gjatë marrjes së vendimeve. Një gjë e tillë arrihet duke i mbledhur të dhënat nga evidenca e përgjithshme, pastaj pason analiza dhe rezulton mbi alternativat e mundshme të afarizmit financiar.

KUSH I PËRDOR INFORMATAT E KONTABILITETIT ?

Këto informata janë të përdorshme nga të gjithë.

Menaxheri i organizatës, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë e iniciativës të drejtuar me vend, kupton në informata llogaritëse nëse do të marr vendime të duhura. Investitorët si ndërmarrës ju nevojiten informatat lidhur me statutin financiar dhe prospektin e ardhshëm të një organizate. Bankat dhe furnizuesit japin grante, kredi dhe zgjasin depozitat bankare për organizata bazuar në saktësinë e evidencave të tyre financiare prej informatave të kontabilitetit. Edhe klientët dhe të punsuarit të brengosur për gjendjen e organizatës mund t’i përdorin informatat e kontabilitetit.

ÇFARË INFORMATA MBLEDH KONTABILISTI ?

Kontabilisti mbledh gjurmët e të gjitha transaksioneve të biznesit. Transaksioni i biznesit është çdo aktivitet biznesi i cili ndikon në pasurin dhe detyrimet e ati biznesi.

JU DUHET TË MBANI NË MEND
Kontabiliteti është art i organizimit, mirëmbajtjes, regjistrimit, dhe analizimit të aktiviteteve financiare. Informatat e kontabilitetit shfrytëzohen nga menaxherët e çdo organizate të biznesit, dhe në disa raste nga të tjerët të cilët kanë interes indirekt në atë biznes.

Transaksionet e biznesit prezantojnë ngjarjet ekonomike të cilat ndikojnë në gjendjen financiare të biznesit.
1.1. Pse është e nevojshme mbajtja e kontabilitetit ?

 Regjistrimi kontabël për veprimet a ngjarjet e një shoqërie janë të detyrueshme ashtu siç parashikohet me ligj (Rregullorja “Për Kontabilitetin”).

 Kontrolli i veprimtarisë se shoqërisë nuk është i mundur pa regjistrimin në llogari të të gjitha transaksioneve të kryera prej shoqërisë.

 Mbrojtja e mallrave që i përkasin shoqërisë është më efikase në kushtet e një veprimtarie kontabile të pastër.

 Planifikimi i veprimtarisë në të ardhmen nuk është i mundur pa njohur veprimtarinë e mëparshme të shoqërisë. Pasqyrimi i kësaj veprimtarie përfaqësohet nëpërmjet evidencës kontabile.

 Vendimet e zbatuara nga drejtuesit e shoqërisë do të jenë më të sakta në saje të një njohurie të plotë të bazuar në një evidencë të saktë kontabile.

 Regjistrimet e kontabilitetit mund të shërbejnë si evidencë (dëshmi) në ligjë/drejtësi.

 Fitimi që shoqëria do të shpërndajë midis ortakëve të saj varet nga mënyra e regjistrimit në llogari të transaksioneve të shoqërisë.

1.2. Ç’mund të zbuloni prej regjistrimeve në kontabilitet?

 Shumën e parave të shpenzuara nga shoqëria për veprimtarinë e saj.
 Shumën e parave të arkëtuara nga shoqëria në saje të veprimtarisë së saj.
 Për çfarë investimi u shpenzuan paratë në shoqëri.
 Sa i detyrohemi dhe sa ju detyrohen nga transaksionet e shoqërisë.
 Fitimin dhe humbjet që rezultojnë prej transaksioneve të shoqërisë.
 Sa dhe çfarë zotëron shoqëria. Nga vijnë këto mallra.

1.3. Ç’farë të dhënash janë regjistruar në kontabilitet?

Regjistrimet kontabile përmbledhin çdo gjë, që sipas mendimit të tregtarit i përket si pronë private dhe mjetet; po ashtu dhe të gjitha marrëveshjet e tij, të mëdha apo të vogla, sipas rendit kronologjik”. Më pas është e thjeshtë, të gjitha mallrat dhe vlerat që hyjnë dhe dalin nga shoqëria juaj duhet të regjistrohen në llogari.

Të gjitha ndryshimet e mallrave brenda shoqërisë duhet të njihen dhe të regjistrohen në evidencën kontabile.

1.4. Ç’kuptim ka metoda e regjistrimit të dyfishtë?

Çdo transaksion ka dy pjesë (anë): një pjesë (anë) që jep dhe një që merr. Ju do të bëni një regjistrim në shënime të llogarisë suaj për çdo grup transaksioni.

Kontabilistët e quajnë këtë veprim regjistrim të dyfishtë.

Regjistrimi i dyfishtë përfaqëson në nivelin e llogarive atë çka do të thotë shenjë barazie midis mjeteve dhe burimeve në bilancin kontabël.
1.5. Çfarë është një llogari?

LLOGARIA – është mjeti i punës së llogaritarit ku ai regjistron transaksionet e mbyllura të kryera prej shoqërisë.

BILANCI – funksionon si një pasqyrim i mjeteve dhe burimeve të tyre, për një periudhë kohe të caktuar. Megjithëse është një dokument kontabël i rëndësishëm, bilanci nuk mund të përdoret si një mjet pune pas çdo veprimi ekonomik për arsye të pamundësisë fizike të hartimit të një bilanci, i cili çon në ndryshimin e volumit dhe të strukturës së mjeteve dhe Burimeve të shoqërisë.

Në të njëjtën kohë, burimet e këtyre ndryshimeve nuk mund të përfshihen në bilanc. Për këtë, evidenca e të gjitha mjeteve dhe burimeve mbahet/regjistrohet individualisht dhe në grupe homogjene, të ndara, pa përdorur formularin e bilancit, i cili hartohet periodikisht dhe përmban vetëm rezultatin final të veprimtarive. Kjo evidencë mbahet duke përdorur llogaritë.

Elementet që përfshihen në një llogari janë:

a) Titulli i llogarisë, i cili tregon se çfarë mjetesh ekonomike, çfarë burimi ose çfarë procesi ekonomik pasqyrohet në këtë llogari.

b) Data e regjistrimit të veprimit në rend kronologjik.

c) Dokumenti që pasqyron bazën e këtij regjistrimi – fatura, dëftesë pagese, çek, dëftesë shpenzimesh, etj.

d) Shumën e regjistruar, e cila duhet të korrespondojë me atë të treguar në dokument,

e) LIogaria korresponduese (kujdes duhet treguar për regjistrimin e dyfishtë: çdo transaksion regjistrohet në dy llogari).

f) Debiti dhe krediti i llogarisë si një shpjegim të parë, duhet të mbajmë mend të shkruajmë poshtë kolonës debit ato të cilat ne marrim, dhe poshtë kolonës kredit ato të cilat ne japim.

g) Si në çdo llogari ka dy lloje regjistrimesh në të njëjtën kohë. Është e domosdoshme të përcaktojmë tipin e tyre, kështu që çdo kush që përdorë llogari t’i njohë ato lehtësisht. U arritë një marrëveshje si më poshtë: ana e majtë u quajt DEBIT, ana e djathtë u quajt KREDIT.

h) Lëvizja e llogarisë (qarkullimi) presupozon totalin e shumave të pasqyruara në llogarinë lidhje me rritjen ose uljen e elementit të përfaqësuar prej llogarisë përkatëse.

i) Teprica Llogarisë pasqyron diferencën midis totaleve të shumave (qarkullimi) nga dy anët e llogarisë (D > K -llogari me tepricë debitorë, D < K-llogari me tepricë kreditore).

Për arsye se çdo llogari i korrespondon një mjeti ose një burimi, doli si nevoje përdorimi i një instrumenti pune unik për veprimtarinë e llogarisë. Ky dokument quhet plani kontabël, (mund të nxjerrët nga Ministria e Financave).

Për të njohur/ dalluar çdo llogari, ne duhet të kuptojmë simbolet e tyre të cilët kodohen si më poshtë:

 Shifra e parë paraqet klasën e llogarive të cilës i përket,
 Shifra e dytë paraqet grupin e llogarive,
 Shifra e tretë përcakton llogarinë,
 Shifra e katërt përdoret kur del e nevojshme të detajosh një llogari të caktuar si llogari analitike.

1.6. Cilat janë rregullat e kontabilitetit?

Regjistrimi i ndryshimeve të mjeteve ekonomike, të burimeve dhe proceseve ekonomike mund të kryhet duke vëzhguar/observuar rregullat e caktuara:

 Atë çfarë shoqëria zotëron (mjetet ekonomike) e regjistron tek llogaritë e mjeteve;
 Atë që ka detyrim shoqëria (burimet/detyrimet) e regjistron tek Llogaritë e burimeve/ borxheve;
 Mjetet ekonomike ekzistuese dhe shtimi i tyre regjistrohen tek ana debit e llogarisë së mjeteve dhe rënia/ pakësimi i tyre tek ana kredi;
 Burimet ekzistuese dhe rritja e tyre regjistrohen tek ana kredi e llogarisë dhe pakësimi i tyre tek ana debi e llogarisë.

Grafikisht kjo mund të paraqitet si më poshtë:

Çdo transaksion regjistrohet duke përdorur dy llogari (të quajtura llogari korresponduese). Transaksioni regjistrohet në të dy anët, në anën debi të një llogarie (llogaria është debituar) dhe në anën kredi të një llogarie tjetër korresponduese (llogaria është kredituar).

Lidhja midis 2 llogarive të përdorura për të regjistruar një operacion bëhet me ndihmën e formulës së llogarimbajtjes:

Shembull:
Përshkrimi i Kapitalit D K

D Mjetet 200,000 €
K Kapitali themeltar 200,000 €

Kjo formulë e llogarimbajtjes mund të lexohet si një Llogari mjetesh dhe Llogaria e kapitalit.

Ka edhe formula llogarimbajtëse komplekse si:

Pagesa e furnizuesve D K
D Furnitorë 200,000 €
K Llogaria e rrjedhës bankare 100,000 €
K Arka 100,000 €

Regjistrimi i këtyre ndryshimeve në llogari duhet të mbajë përherë barazimin midis mjeteve dhe burimeve.

1.7. Librat ose regjistrat e mbajtjes së kontabilitetit

Libri ditar përdoret për të regjistruar kronologjikisht të gjitha veprimet dhe ngjarjet që kanë efekte financiare dhe ekonomike, duke vëzhguar vazhdimësinë e dokumenteve sipas datës së hartimit të tyre ose nga data e hyrjes së tyre.

Ditari mund të ketë formën e një libri të përgjithshëm kronologjik ose të regjistrimeve kronologjike ndihmëse për veprime dhe ngjarjet e ngjashme. Regjistrimet kronologjike ndihmëse më të rëndësishme janë ato që lidhen me furnizimet, shitjet, thesarin, operacionet e ndryshme, sipas specifikës së shoqërisë.

Libri inventar është regjistrim në të cilin të gjitha elementet pasurore të aktivit e të pasivit janë regjistruar në grupe sipas natyrës së tyre, duke i korresponduar pozicioneve të bilancit, sipas standardeve ligjore të inventarëve.

Libri i madh përdoret për regjistrimin e të gjitha hyrjeve të bëra në regjistër, duke bërë të çartë gjendjet për çdo llogari d.m.th. gjendjen fillestare, fluksin e debitorëve, të kreditorëve dhe gjendjen përfundimtare. Ky regjistrim është baza për kontrollin e hartimit të bilancit.

Duhet përmendur se përveç këtyre librave, në kontabilitet përdoren dhe shumë formularë të gatshëm nga të cilët mund të përmendim:

 Për regjistrimin e aktiveve të qëndrueshme: regjistri i inventarit, skedat e aktiviteteve të qëndrueshme, fatura për lëvizjen e aktiveve;

 Për materialet faturat dhe shënimet për diferencat, fatura e shpenzimeve, fletë shpërndarja, fleta e magazinimit, fleta e evidencës për inventarin e materialeve, etj.

 Për regjistrimin e likuiditeteve: dëftesa, fatura fiskale, libri arkës, fatura, mandatet, etj.

 Për regjistrimin e pagave dhe të drejtave të tjera të personelit: listë pagesa, fletë shërbimi, zbritje shpenzimesh, etj.

 Për kontabilitetin e përgjithshëm: fletë debi-kredi, deklaratë llogarie, situacion për pagesat me para në dorë dhe faturat, situacion për zbritjen e parave të marra në avance, kartelë llogarie për veprimet e ndryshme, bilanc kontrolli, etj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *