Rëndesia e raportimit dhe auditimit te pasqyrave financiare

Sipas Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK), qëllimi i raportimit financiar është “për të dhënë informacion në lidhje me pozitën financiare, performancën dhe ndryshimet në gjendjen financiare të një ndërmarrje që është i dobishëm për një gamë të gjerë të përdoruesve në marrjen e vendimeve ekonomike.”
Raportimi financiar është i rëndësishëm sepse ndihmon për të siguruar që kompanitë dhe organizatat janë duke vepruar në përputhje me ligjet përkatëse dhe, tregon investitorëve gjendjen aktuale financiare të një kompanie. Investitorët përdorin këto të dhëna për të marrë vendime për investime.
Raportimi financiar përmban informata të besueshme dhe relevante të cilat janë përdorur nga palët e interesuara për qëllime të ndryshme. Një sistem i fuqishëm i raportimit financiar të shëndoshë dhe të gjithë industrive nxit konkurrencë të mirë dhe gjithashtu lehtëson flukset hyrëse të kapitalit. Kjo nga ana tjetër ndihmon në zhvillimin ekonomik.
Globalizimi i tregjeve financiare dhe ne përgjithësi i aktiviteteve ekonomike, ka shtruar nevojën për harmonizimin e standardeve te kontabilitetit dhe raportimit financiar, si rrjedhoje është shtrirja e përdorimit të Standardeve Nderkombëtare të Kontabilitetit, Standardeve Nderkombëtare të Auditimit dhe Standardeve Nderkombëtare të Raportimit Financiar. Kjo tendence eshte tregues i rritjes se ndërkombëtarizimit te biznesit. Standardizimi kërkon qe te imponohen nje rrjet rregullash me rigoroze dhe te njëjta me qellim qe të rritet efikasiteti, saktësia, transparenca dhe disiplina e raportimit financiar nga ana e ndërmarrjeve biznesore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *