Klasifikimi i ndërmarrjeve

\"\"
Mikro ndërmarrjet ndahen në tre klasa:
Klasa I: Qarkullim (të hyra) vjetor neto më pak se 50,000€. 
Klasa II: Qarkullim (të hyra) vjetor neto prej 50,000€ deri 300,000€. 
Klasa III: Qarkullim (të hyra) vjetor neto mbi 300,000€. 
(i) Raportimi financiar: 
Mikro ndërmarrjet e klasës I përgatisin pasqyrën e të ardhurave për periudhën raportuese sipas parimit të parasë së gatshme ose parimit akrual të kontabilitetit, në varësi të përzgjedhjes nga vetë ndërmarrja.
Mikro ndërmarrjet e klasës II përgatisin pasqyrën e pozitës financiare në fund të periudhës raportuese dhe pasqyrën e të ardhurave sipas parimit akrual të kontabilitetit.
Mikro ndërmarrjet e klasës III, përgatisin pasqyrat financiare vjetore të plota në pajtueshmëri me Standardin Ndërkombëtarë të Raportimit  Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe Mesme (SNRF për NVM-të). 
(ii) Nënshkrimi i pasqyrave financiare: 
Për klasën I, pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv apo pronari. 
Për klasën II, pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv/pronari si dhe nga drejtori financiar ose kontabilisti i çertifikuar. 
Për klasën III, pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv dhe drejtori financiar, dhe nëse ky i fundit nuk është i çertifikuar si kontabilist, atëherë pasqyrat financiare nënshkruhen edhe nga Kontabilisti i Çertifikuar.
(iii) Raportet shtesë: 
Pasqyrat financiare të mikro ndërmarrjeve të të gjitha klasave duhet të shpalosin:
a)     numrin mesatar të të punësuarve gjatë periudhës raportuese; 
b)    totalin e pasurive dhe totalin e detyrimeve në datën e fundit të periudhës raportuese, si dhe
c)     bazën apo parimit mbi të cilin janë ndërtuar pasqyrat financiare.
Sqarime shtese:
Pasqyrat financiare nënshkruhen nga (i) drejtori ekzekutiv ose i përgjithshëm dhe nga (ii) drejtori financiar, zyrtari kryesor financiar/kontabilisti i certifikuar*
Raporti i rishikimit në përputhje me standardet e rishikimit (ISRE 2400) nga auditorë ose firmë e auditimit e licencuar nga KKRF. 
Subjektet me interes publik (SIP) 
Institucionet financiare, që i nënshtrohen licencimit nga BQK 
Ndërmarrjet publike dhe shoqërore dhe shoqëritë tregtare që i plotësojnë kriteret e për t’u klasifikuar si ndërmarrje apo grup i madh 
Subjektet letrat me vlerë të të cilave janë të lejuara për tregtim në një treg të rregulluar në Republikën e Kosovës
Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare – SIP (përfshihen ndërmarrjet e mëdha) 
Pasqyrat financiare në pajtueshmëri me SNRF të plota
Opinioni i auditimit nga një firmë e licencuar e auditimit
Pasqyrat financiare nënshkruhen nga (i) drejtori ekzekutiv ose i përgjithshëm dhe nga (ii) drejtori financiar, zyrtari kryesor financiar/kontabilisti i certifikuar*
Kërkesat shtesë për raportim nga SIP 
Deklarata e pajtueshmërisë – e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar 
Raporti i menaxhmentit – një vlerësim i drejtë dhe i balancuar i zhvillimit të ndërmarrjes dhe performancës. Përfshinë rreziqet kryesore dhe pasiguritë, treguesit financiar dhe jofinanciar, çështjet e mjedisit dhe punëtorëve. 
Deklarata e qeverisjes korporative – praktikat e qeverisjes, përshkrim i sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të rrezikut në lidhje me raportimin financiar, përbërja dhe funksionimi i organeve menaxheriale dhe mbikqyrëse dhe komitetet
Themelimi i komitetit të auditimit me drejtorë joekzekutiv, njëri së paku të ketë përvojë në kontabilitet ose auditim
Auditori i brendshëm – i pavarur dhe të ketë së paku 3 vjet përvojë punë në fushën e kontabilitetit ose auditimit

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *