Pavarësia
Pavarësia dhe objektiviteti janë kërkesa themelore për auditimin dhe angazhimet e sigurisë.
Auditim, rishikim dhe angazhime të posaçme për biznese, organizata dhe projekte. Një fushë e përcaktuar. Një proces i qartë.
Pranë biznesit tuaj. Me perspektivë të pavarur.
Nga auditimi vjetor te kërkesat e veçanta të një projekti. Përcaktojmë bashkë çfarë duhet shqyrtuar dhe çfarë raporti ju nevojitet.
Zgjidhni një shërbim për të lexuar më shumë.
Shikoni të gjitha hollësitëRaport i pavarur mbi pasqyrat financiare të organizatës suaj.
Siguri e kufizuar për nevoja të përcaktuara raportimi.
Vlerësim i proceseve, gjetje dhe rekomandime konkrete.
Shqyrtim kundrejt kontratave dhe kërkesave të përcaktuara.
Pasqyra, elemente të veçanta dhe procedura të dakorduara.
Verifikim i shpenzimeve dhe dokumentacionit të projekteve.
Analizë e dyshimeve, transaksioneve dhe evidencës.
Fusha dhe lloji i raportit dakordohen për çdo angazhim.
Një angazhim profesional kërkon objektivitet, fushë të përcaktuar dhe kujdes për informacionin.
Pavarësia dhe objektiviteti janë kërkesa themelore për auditimin dhe angazhimet e sigurisë.
Lloji i angazhimit përcakton standardet e zbatueshme, procedurat dhe formën e raportit.
Konfidencialiteti është detyrim profesional, krahas kërkesave ligjore dhe profesionale për dhënien e informacionit.
Sqarojmë nevojën, kontrollojmë mundësinë e pranimit të angazhimit dhe dakordojmë fushën, afatet e ofertën.
Kërkojmë dokumentacionin përkatës, zbatojmë procedurat dhe diskutojmë çështjet që kërkojnë sqarim.
Paraqesim raportin sipas llojit të angazhimit dhe diskutojmë gjetjet e rekomandimet përkatëse.
Auditimi synon siguri të arsyeshme; rishikimi jep siguri të kufizuar dhe mbështetet kryesisht në pyetje dhe procedura analitike. Zgjedhja varet nga kërkesat ligjore dhe nevojat e përdoruesve të raportit.
Fillimisht, një përshkrim i organizatës, shërbimi që kërkoni, periudha dhe afati i dëshiruar. Hollësitë dhe dokumentet shtesë i dakordojmë në vijim. Kontakti fillestar nuk krijon vetvetiu një angazhim profesional.
Termat e referencës na ndihmojnë të përcaktojmë llojin e angazhimit. Materialet pa të dhëna konfidenciale mund t’i dërgoni te info@vegaaudit.com. Për dokumente konfidenciale, kontaktoni fillimisht për të dakorduar mënyrën e dorëzimit.
Përzgjedhje nga artikujt ekzistues të Vega Audit.
Na tregoni shkurt çfarë kërkoni. Hollësitë e angazhimit i përcaktojmë në një bisedë të drejtpërdrejtë.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Ulpianë, C2, H-III, Nr. 6
10000 Prishtinë, Kosovë
Kërkesë për ofertëNa tregoni shkurt nevojën tuaj. Kontakti fillestar nuk krijon vetvetiu një angazhim profesional.