Vega Audit · Prishtinë, Kosovë

Auditim i pavarur.
Qartësi për
vendimet tuaja.

Auditim, rishikim dhe angazhime të posaçme për biznese, organizata dhe projekte. Një fushë e përcaktuar. Një proces i qartë.

Pranë biznesit tuaj. Me perspektivë të pavarur.

Vega AuditQASJA JONË

Nga pyetjet e duhura,
te një raport i qartë.

  1. 01
    PlanifikimKuptojmë nevojën dhe përcaktojmë fushën.
  2. 02
    EvidencëShqyrtojmë, verifikojmë, dokumentojmë.
  3. 03
    RaportimParaqesim gjetjet ose përfundimet përkatëse.
Vega Audit SH.P.K. Licenca KKRF nr. 39Prishtinë, Kosovë
Për kë punojmë
  • Biznese
  • Organizata & projekte
  • Institucione
01Shërbimet

Shërbimi i duhur.
Fusha e qartë.

Nga auditimi vjetor te kërkesat e veçanta të një projekti. Përcaktojmë bashkë çfarë duhet shqyrtuar dhe çfarë raporti ju nevojitet.

Zgjidhni një shërbim për të lexuar më shumë.

Shikoni të gjitha hollësitë
01

Auditimi i pasqyrave financiare

Raport i pavarur mbi pasqyrat financiare të organizatës suaj.

Auditim ligjor ose vullnetar, sipas standardeve të auditimit të zbatueshme. Synon siguri të arsyeshme nëse pasqyrat financiare, në tërësi, janë pa anomali materiale. Raporti i auditorit të pavarur shpreh opinionin ose shpjegon pse nuk mund të jepet një i tillë.

  • Fusha, kuadri i raportimit dhe afatet përcaktohen në letrën e angazhimit.
  • I përshtatshëm për raportimin ndaj pronarëve, bankave dhe përdoruesve të tjerë, sipas kërkesave përkatëse.

Siguri e arsyeshme; jo garanci absolute.

Diskutoni këtë shërbim
02

Rishikimi i pasqyrave financiare

Siguri e kufizuar për nevoja të përcaktuara raportimi.

Angazhim me siguri të kufizuar, i mbështetur kryesisht në pyetje dhe procedura analitike. Procedurat janë më pak të gjera se në auditim dhe raporti jep një përfundim rishikimi.

  • Përshtatshmëria varet nga kërkesat ligjore dhe nevojat e përdoruesve të raportit.
  • Fusha dhe kuadri i raportimit përcaktohen para fillimit të punës.

Rishikimi jep siguri të kufizuar; nuk jep opinion auditimi.

Diskutoni këtë shërbim
03

Kontrollet e brendshme

Vlerësim i proceseve, gjetje dhe rekomandime konkrete.

Vlerësim i kontrolleve në procese të përcaktuara, si pagesat, blerjet dhe raportimi financiar. Fusha e dakorduar përcakton nëse shqyrtohen dizajni, zbatimi ose funksionimi i kontrolleve.

  • Identifikim i dobësive dhe rekomandime për përmirësim.
  • Raport i përshtatur për menaxhmentin ose organet drejtuese.

Niveli i sigurisë, nëse kërkohet, përcaktohet veçmas në marrëveshje.

Diskutoni këtë shërbim
04

Auditimi i pajtueshmërisë

Shqyrtim kundrejt kontratave dhe kërkesave të përcaktuara.

Shqyrtim i transaksioneve ose veprimtarive të caktuara kundrejt kritereve të dakorduara: kontrata, kushte financimi, rregullore ose kërkesa ligjore.

  • Kriteret dhe procedurat përcaktohen përpara angazhimit.
  • Për projekte, organizata dhe veprimtari me kërkesa të posaçme raportimi.

Përcaktohet nëse angazhimi jep siguri apo raporton vetëm gjetje.

Diskutoni këtë shërbim
05

Raportet për qëllime të veçanta

Pasqyra, elemente të veçanta dhe procedura të dakorduara.

Auditim i pasqyrave për qëllime të veçanta, i një pasqyre ose i elementeve të caktuara, sipas kërkesës dhe standardeve të zbatueshme. Procedurat e dakorduara ofrohen si lloj i veçantë angazhimi.

  • Përdoruesit dhe përdorimi i synuar i raportit përcaktohen në fillim.
  • Për kërkesa të bankave, donatorëve ose përdoruesve të tjerë të identifikuar.

Procedurat e dakorduara raportojnë gjetje, pa opinion auditimi ose përfundim sigurie.

Diskutoni këtë shërbim
06

Auditimi i nënkontraktimeve

Verifikim i shpenzimeve dhe dokumentacionit të projekteve.

Verifikim i shpenzimeve dhe dokumentacionit të nënkontraktorëve ose partnerëve zbatues kundrejt kontratës dhe kushteve të projektit.

  • Termat e referencës përcaktojnë periudhën, procedurat dhe formën e raportit.
  • Për kontraktorë kryesorë, menaxherë projektesh dhe organizata me partnerë zbatues.

Kur kërkohen procedura të dakorduara, raporti paraqet gjetje dhe nuk jep siguri.

Diskutoni këtë shërbim
07

Auditimi i mashtrimeve

Analizë e dyshimeve, transaksioneve dhe evidencës.

Analizë e dyshimeve për parregullsi financiare, përmes dokumenteve, transaksioneve dhe të dhënave të disponueshme. Fusha dhe përdorimi i raportit dakordohen para fillimit.

  • Rindërtim dhe analizë e transaksioneve brenda fushës së dakorduar.
  • Trajtim i evidencës dhe konfidencialitet sipas detyrimeve ligjore dhe profesionale.

Ky angazhim është i veçantë nga auditimi i zakonshëm i pasqyrave financiare.

Diskutoni këtë shërbim

Fusha dhe lloji i raportit dakordohen për çdo angazhim.

02Cilësia dhe pavarësia

Pavarësi në gjykim. Qartësi në raportim.

Një angazhim profesional kërkon objektivitet, fushë të përcaktuar dhe kujdes për informacionin.

Pavarësia

Pavarësia dhe objektiviteti janë kërkesa themelore për auditimin dhe angazhimet e sigurisë.

Fusha dhe standardet

Lloji i angazhimit përcakton standardet e zbatueshme, procedurat dhe formën e raportit.

Konfidencialiteti

Konfidencialiteti është detyrim profesional, krahas kërkesave ligjore dhe profesionale për dhënien e informacionit.

03Mënyra e punës

E dini çfarë vjen më pas.

01

Bisedojmë dhe planifikojmë

Sqarojmë nevojën, kontrollojmë mundësinë e pranimit të angazhimit dhe dakordojmë fushën, afatet e ofertën.

02

Kryejmë punën

Kërkojmë dokumentacionin përkatës, zbatojmë procedurat dhe diskutojmë çështjet që kërkojnë sqarim.

03

Dorëzojmë raportin

Paraqesim raportin sipas llojit të angazhimit dhe diskutojmë gjetjet e rekomandimet përkatëse.

Pyetje që lindin
në fillim.

Auditim apo rishikim — çfarë më nevojitet?

Auditimi synon siguri të arsyeshme; rishikimi jep siguri të kufizuar dhe mbështetet kryesisht në pyetje dhe procedura analitike. Zgjedhja varet nga kërkesat ligjore dhe nevojat e përdoruesve të raportit.

Çfarë ju duhet për një ofertë?

Fillimisht, një përshkrim i organizatës, shërbimi që kërkoni, periudha dhe afati i dëshiruar. Hollësitë dhe dokumentet shtesë i dakordojmë në vijim. Kontakti fillestar nuk krijon vetvetiu një angazhim profesional.

Kemi një projekt të donatorit. Si fillojmë?

Termat e referencës na ndihmojnë të përcaktojmë llojin e angazhimit. Materialet pa të dhëna konfidenciale mund t’i dërgoni te info@vegaaudit.com. Për dokumente konfidenciale, kontaktoni fillimisht për të dakorduar mënyrën e dorëzimit.

Hapi i parë

Le të flasim për
nevojën tuaj.

Na tregoni shkurt çfarë kërkoni. Hollësitë e angazhimit i përcaktojmë në një bisedë të drejtpërdrejtë.

Kërkesë për ofertëNa tregoni shkurt nevojën tuaj. Kontakti fillestar nuk krijon vetvetiu një angazhim profesional.

Mos përfshini dokumente ose hollësi konfidenciale. Mënyrën e dorëzimit të tyre e dakordojmë veçmas.

Për përpunimin e të dhënave tuaja, lexoni njoftimin e privatësisë.